image Aksion 'shkollë' - Brazili realizon edhe të tretën ndaj Koresë - VIDEO

Futboll

Aksion ‘shkollë’ – Brazili realizon edhe të tretën ndaj Koresë – VIDEO

news image

Brazili po e demolon kombëtaren e Koresë së Jugut në sfidën e fazës 1/8 finale të Botërorit të Katarit.

‘Samba Boys’ tashmë kanë realizuar edhe golin e tretë ndaj koreanëve.

Pas Vinicius i cili shënoi në minutën e 7-të, dhe Neymar i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 13-të, goli i tretë tani është shënuar nga Richarlison.

Pas një aksioni briliant, mbrojtësi Thiago Silva në stilin e një mesfushori kreativ, e gjeti për mrekulli afër zonës sulmuesin e Tottenhamit, duke lënë në “gjumë” mbrojtjen koreane, për t’u treguar i saktë para portës së portierit kundërshtar, për rezultatin 3-0.

/GazetaSinjaliSport/