image Aksion i policisë në Lipjan: Mbyllin një lokal ku mbahej muzikë live, gjobitet pronari dhe rreth 60 mysafirë

Siguri

Aksion i policisë në Lipjan: Mbyllin një lokal ku mbahej muzikë live, gjobitet pronari dhe rreth 60 mysafirë

news image

Policia e Kosovës edhe sonte ka vazhduar aksionet e saj lidhur  me respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Një aksion i tillë ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 duke parë që në një subjekt biznesi në magjistralen ‘’Ibrahim Rugova’’ nuk po respektoheshin masat antiCOVID dhe pastaj policia ka shqiptuar 57 masa administrative ndaj të pranishmëve dhe një ndaj pronarit të biznesit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Kësisoj rreth orës 21:00 duke parë që në një subjekt biznesi në magjistralen ‘’Ibrahim Rugova’’ nuk po respektoheshin kufizimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës, policia ka shqiptuar 57 masa administrative ndaj të pranishmëve dhe një ndaj pronarit të biznesit.

Angazhimi policor nuk do të mungoj për asnjë moment aty ku kërkohet përderisa do të vazhdoj fokusi në ruajtjen e shëndetit publik përmes respektimit të masave anti covid nga të gjithë”, tha ai.

Tani, Gazeta Sinjali mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për një kafe të rakisë ku mbahet muzikë live me emrin “Lozana”, e cila gjendet në magjistralen Lipjan-Prishtinë.

Ndryshe, ky aksion erdhi pas atij te “Princesha Palace”, për shkak se shumë persona nuk respektuan masat antiCOVID.

/Gazeta Sinjali/