image Aksion i Njësisë Speciale të Kosovës tek lokalet e “Lesna-s” në Prishtinë

Kosovë

Video/ Aksion i Njësisë Speciale të Kosovës tek lokalet e “Lesna-s” në Prishtinë

news image

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke kryer aktualisht, një aksion tek lokalet e “Lesnas” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se policia po kryen një kontroll  në atë pjesë dhe nuk ka ndonjë informacion tjetër.

“Mund të konfirmojë se Policia e Kosovës është duke kryer një kontroll në atë pjesë dhe për çdo informatë tjetër do të informoheni me kohë”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Më poshtë mund t’i shihni disa pamje nga vendi i ngjarjes.