image Aksion i gjerë policor në Veri, arrestohen dy të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Kosovë

Siguri/ Aksion i gjerë policor në Veri, arrestohen dy të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

news image

Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona.

Mësohet se personat janë arrestuar me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore dhe dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Njëri prej të arrestuarve është Rade Basara, hetues policor në veri.

Ai ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dyshohet për fshehjen e provave.

Policia ka dështuar të arrestojë edhe personin e tretë që është Zhelko Bojiq, shef i operativës së policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hotin, nuk ka konfirmuar detaje duke thënë se operacioni policor është udhëhequr nga Prishtina.

Ndryshe, mbi 100 policë kanë marrë pjesë në këtë aksion. /Gazeta Sinjali/