image Aksidentohet "taxi" në Prishtinë, godet shenjën e komunikacionit

Siguri

Aksidentohet “taxi” në Prishtinë, godet shenjën e komunikacionit

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur përballë qendrës tregtare “Royal Mall”, në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një fotografie që e ka dërguar një sinjalizues në adresë të Sinjalit, shihet që një “taxi” ka goditur shenjën e komunikacionit.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë bëhet e ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kjo drejtori bëjnë të ditur se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./GazetaSinjali/