image Aksidentohet rëndë një motoçiklist në qendër të Prishtinës (Pamje)

Siguri

Aksidentohet rëndë një motoçiklist në qendër të Prishtinës (Pamje)

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Para pak çastesh, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Një motoçiklist është goditur nga një automjet, derisa në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejtë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet edhe ekipi i Policisë së Kosovës.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin…

/GazetaSinjali/