image Aksidentohet një autobus dhe tri automjete në Mleqan të Malishevës, pesë persona të lënduar

Siguri

Aksidentohet një autobus dhe tri automjete në Mleqan të Malishevës, pesë persona të lënduar

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak orë më parë në fshatin Mleqan të Malishevës, saktësisht rruga Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe një autobus, ku për pasojë kanë mbetur pesë persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht”, tha Elezaj.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.

/GazetaSinjali/