Në udhëkryqin e rrugës “Guci – Nekibe Kelmendi” në Hajvali ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave, si pasojë e aksidentit katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka thënë se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.
“Me datë 03.03.2020 rreth orës 17.00 në udhëkryqin e rrugës “Guci – Nekibe Kelmendi” në Hajvali- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, ka thënë Rexhepi. /Gazeta Sinjali/