image Aksidentohen dy vetura në qendër të Prishtinës - VIDEO

Sinjalizime

Aksidentohen dy vetura në qendër të Prishtinës – VIDEO

news image

Aksidentet janë të shpeshta, sidomos në kohën kur fillojnë kolonat e mëdha në qytetin e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Luan Haradinaj”, ku dy automjete kanë pësuar aksident, i cili duket se nuk ka qenë shumë i rëndë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy shoferët e automjeteve kanë dalë që të bisedojnë derisa veturat janë të ndalur në mes të rrugës.

/GazetaSinjali/