Një aksident ka ndodhur sot gjatë pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përplasur dy kamionë dhe një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se janë lënduar katër persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se po priten konfirmime zyrtare nga mjekët.
“Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë ai./GazetaSinjali/