Një polic dhe dy qytetarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre automjeteve në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, aksidenti ndodhi derisa policia ishte në përndjekje të një veture, me ç’rast njëra prej veturave është rrokullisur në rrugë, ndërsa tjetra është përplasur me veturën e policisë.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka dalë në vendngjarje./Gazeta Sinjali/