image Aksidenti në rrugën "B", dërgohet në spital këmbësorja

Siguri

Aksidenti në rrugën “B”, dërgohet në spital këmbësorja

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident në rrugën “B”, ku një person ishte goditur nga vetura derisa po kalonte zebrat.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Sinjali ka deklaruar se këmbësorja si pasojë e lëndimeve trupore është dërguar për trajtim mjekësor.

Borovci bëri të ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

“Sot rreth orës 21:15, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/