image Vetaksidenti në Mitrovicë, dy persona dërgohen në QKUK

Siguri

Vetaksidenti në Mitrovicë, dy persona dërgohen në QKUK

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vetaksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Smrekonicë.

Nga ky vetaksident është raportuar për persona të lënduar dhe dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës ka dalë nga rruga, dhe si pasojë lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri.

Dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor, ndërsa për kujdes të mëtutjeshëm janë dërguar edhe në QKUK në Prishtinë.

/GazetaSinjali/