image Aksidenti në Klinë/ I përshirë ishte edhe një rreshter i Policisë së Kosovës

Siguri

Aksidenti në Klinë/ I përshirë ishte edhe një rreshter i Policisë së Kosovës

news image

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Antimon Paloka, është përfshirë me veturën e tij private në një aksident trafiku që ndodhi sot në fshatin Gllarevë të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, Paloka është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në QKMF-Klinë, për t’u transferuar pastaj në Spitalin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Paloka i cili shërben në stacionin policor në Istog ka falënderuar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe personelin e Spitalit të Pejës për kujdesin ndaj tij.

“Falënderoj Zotin për ditën e sotme. Falënderim për QKMF-Klinë dhe personelin e Spitalit të Pejës për kujdesin, e po ashtu të gjithë kolegëve që mu gjenden afër”, ka shkruar rreshteri i policisë në Facebook, duke publikuar edhe fotografi nga aksidenti, ku shihet se vetura private e tij ka pësuar mjaft dëme.

Në këtë aksident, përveç rreshterit, është lënduar edhe një qytetar tjetër, i cili po ashtu ka pranuar tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/