image Dy aksidente brenda 1 ore në Klinë, 7 persona dërgohen në spital

Kosovë

Dy aksidente brenda 1 ore në Klinë, 7 persona dërgohen në spital

news image

Dy aksidente trafiku brenda një ore janë raportuar sot në dy fshatra të Klinës. Njëri në Gllarevë e tjetri në afërsi të Zllakuqanit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se, në fshatin Gllarevë aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, ku si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin rajonal.

Ndërkohë, në aksidentin tjetër në afërsi të fshatit Zllakuqan, janë lënduar pesë persona të cilët po ashtu janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti në Gllarevë ka ndodhur mes dy veturave, i njëjti ka përfunduar me dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, sipas informacioneve të para ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, në aksidentin tjetër në afërsi të fshatit Zllakuqan, janë lënduar pesë persona të cilët po ashtu janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Gashi ka konfirmuar se, momentalisht, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/

FOTO: Aksidenti në Gllarevë