Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, konkretisht në fshatin Dobërçan.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e kësaj lëndime kanë marrë dy persona, vozitësi dhe pasagjerja, të cilët ishin brenda veturës.
Vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërkaq pasagjerja është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Për Sinjalin këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se njësia policore po qëndron në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
“Ju njoftoj se sot mbas orës 15:00 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, fshati Dobërçan ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjersa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, deklaroi ai për Sinjalin./GazetaSinjali/