Një vetëaksident ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë lënduar.
Policia bënë të ditur se personi i moshës 60-vjeçare si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa tre persona të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.
Rasti sipas policisë ka ndodhur për shkak se vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Nysret Gjurkaj, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Sot me datë 24.08.2021 rreth orës 12:40 ka ndodhur një vetëaksident trafiku në fshatin Bistrazhin, me ç’rast drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore (të poshtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek! Të gjithë të lënduarit në aksident (vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakove)”, deklaroi Gjurkaj.
Gjurkaj tutje deklaroi se “Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga te lënduarit rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë“.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe hetimet e trafikut Rajonal janë duke u marrë me hetimin e rastit.