Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një aksident me fatalitet në rrugën “Brigada 125”, në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren, si pasojë e të cilit humbi jetën një këmbësore rreth 50-vjeçare, e cila u godit nga automjeti.
Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe deri tani nuk është identifikuar, për shkak se në momentin kur është goditur nga automjeti, sipas policisë, nuk kishte asnjë dokument identifikues.
“Luten të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin e saj të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal ne Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se kishte ardhur, derisa i dyshuari S.G m/sh i lindur me 1964, ishte duke e drejtuar automjetin Mercedes C220, me targa vendore, me ngjyrë hiri, dhe ishte duke lëvizë në drejtimin e rrugës Vermicë-Prizren, vozitësi për shkaqe deri tani të pa njohura godet këmbësoren qe ishte duke kaluar nga ana e djathtë në të majtë.
Si pasojë e këtij aksident këmbësorja ka marrë lëndime të rënda.
E lënduara me urgjencë dërgohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku në repartin e emergjencës edhe për kundër ndihmës mjekët kanë mund vetëm me e konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, shefi i hetimeve të trafikut, prokurori i shtetit dhe eksperti i komunikacionit ku me urdhër të prokurorit i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë.
Me rast janë duke u marrë hetuesit e njësisë rajonal të trafikut në Prizren./Gazeta Sinjali/