Tre persona kanë mbetur të lënduar shkaku i një aksident trafikut që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, të cilat ishin në lëvizje.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tregoi që personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore.
Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësia e trafikut./GazetaSinjali/