Një vetëaksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, njofton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se një veturë është rrotulluar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së rajonit të Prishtinës, e cila ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Vetëaksident rreth orës 07:00 ka ndodhë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.
Nga foto shihet se në vendngjarje është prezent edhe Policia e Kosovës.