image Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Siguri

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete, ka përfunduar me lëndimin e drejtuesit të kësaj të fundit.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Aksidenti ka përfunduar me lëndime të lehta trupore, ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete. Lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i motoçikletes, i cili pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar për në shtëpi”, tha ai. /Gazeta Sinjali/