Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra prej të cilave është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Si pasojë e aksidentit për shkak të shqetësimit i është ofruar ndihmë një personi dhe po ashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në dy lokale, ku është përplasë vetura e aksidentuar”, ka deklaruar Ahmeti për Sinjalin.
Ajo gjithashtu tha se rasti po hetohet nga njësitet përkatëse policore.