image Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, shtatë persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, shtatë persona të lënduar

news image

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, afër liqenit të Badocit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili deklaroi se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Borovci.

/GazetaSinjali/