Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në hyrje të autostradës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, i cili tha se personat e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.
Veseli gjithashtu bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.