Sot rreth orës 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog kanë mbetur të lënduar pesë persona si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
“Rreth orës 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.