Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 12:20 në fshatin Poklek të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë e tij një person ka marrë lëndime.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:20 ka ndodhë, në fshatin Poklek, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, deklaroi ajo./GazetaSinjali/