Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident trafiku, i cili ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë derisa vetura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një kanal.
Ndërkohë, tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, ndërkaq njëri nga ta ka vazhduar tretmanin mjekësor në QKUK./GazetaSinjali/