Sot ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti transportues dhe një veture në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë rreth orës 18:10, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ai.