image Aksident trafiku mes tri veturave në Rahovec, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident trafiku mes tri veturave në Rahovec, lëndohen tre persona

news image

Janë lënduar tre persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutave në Rahovec, në rrugën “Xhelal Hajda – Toni”, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërsa tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, dy në qarkullim dhe një në parking, ku kanë mbetur tre persona me lëndime të lehta. Ata janë dërguar në QKMF dhe pastaj janë liruar”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/