Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të trafiku që ka ndodhur rreth orës 21:00, lagjen Arbëria në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.
“Me date 06.03.2020 rreth orës 21:10 ne rr “Ahmet Krasniqi” ka ndodhur një aksident trafiku ku te përfshira kane qene dy vetura. Si pasoje e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rexhepi./Gazeta Sinjali/