Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditen e sotme mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë, janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti për Sinjali./Gazeta Sinjali/