Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.