image Aksident në Vlorë, lëndohen 4 persona

Rajon

Siguri/ Aksident në Vlorë, lëndohen 4 persona

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes dy veturave dhe një motoçiklete, gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë.

Njëri nga të lënduarit, i cili po trajtohet në spitalin rajonal të Vlorës, është në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediat në Shqipëri.

Burime nga Potami, vendi ku ndodhi aksidenti, bënë me dije se një nga shoferët humbi kontrollin e veturës, duke u përplasur me veturën tjetër dhe një motoçikletë.

Policia është ende duke i vazhduar hetimet, për të zbuluar shkaqet e aksidentit./Gazeta Sinjali/