Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në qytetin e Skënderajt.
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur paraditën e sotme në Skënderaj, mëson Sinjali.
Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile ka bërë të ditur për Sinjalin,zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se personat që kanë pësuar lëndimeve trupore kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skënderaj ndërsa më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./Sinjali/