image Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Siguri

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht te vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Sinjalin se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një person është lënduar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut“, kanë thënë ajo për Sinjalin.

/GazetaSinjali/