Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Lushnjë, në rrethrrotullimin e Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dy personat që udhëtonin me fuoristradën janë transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia rrugore, e cila po dokumenton rrethanat e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte fuoristrada, e cila në hyrje të rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamionçinën, shkruan A2CNN.
Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet prej vitesh një nga pikat më problematike të këtij aksi rrugor, ku në të kaluarën janë shënuar edhe aksidente me pasoja fatale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!