Sot, rreth orës 14:30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq kanë mbetur të lënduar pesë persona si pasojë e një aksidenti të shkaktuar mes tri automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës, në përgjigjen e së cilës thuhet se personat e lënduar janë dërguar në QKUK.
“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të 3 automjeteve, në këtë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Policia po merret me këto raste”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/