image Tetë persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë

Siguri

Tetë persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete, janë lënduar tetë persona të cilët si pasojë e lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident“, ka thënë Ahmeti. /GazetaSinjali/