image Aksident në Prishtinë, katër persona të lënduar

Siguri

Aksident në Prishtinë, katër persona të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tregoi që në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Ndërkohë, personat e lënduar nga plagët e marra janë dërguar në QKUK, derisa si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/