Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Ozdrim të Pejës, ku tre persona kanë marr lëndime të rënda trupore ndërsa një vajzë tetë vjeçare ka ndërruar jetë në emergjencën e Pejës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili ka thënë se dy automjete kanë qenë të involvuara në aksident.
“Po ky ka qenë një aksident që ka ndodh rreth orës 13:47, ne rrugën Pejë- Mitrovicë, në fshatin Ozdrim. Dy automjete kanë qenë të involvuara në aksident dhe tre persona janë lënduar rëndë dhe një fëmër që ka lindur në vitin 2012 ka vdekur në emergjencën e Pejës”, ka thënë Ibra për Gazetën Sinjali.
Sipas tij të aksidentuarit nuk i janë përshtatur kushteve të rrugës. /Gazeta Sinjali/