Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Palaj të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe një veturë e tipit Golf III, ndërsa në vendin e ngjarjes nga foto shihet se kanë dalë edhe Policia e Kosovës.
Sipas dëshmitarëve, dyshohet se një person ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti, por deri tani ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.