image Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen tetë persona

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen tetë persona

news image

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, raporton Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ndërmjet dy veturave.

“Në mesin e të lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashtë pasagjerët e këtyre veturave. Të njejtit kanë marë trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve bëhet fjalë për lëndime të lehta”, tha Kelani për Sinjalin.

Pamje nga vendi i ngjarjes: