image Aksident në magjistralen Prishtinë - Podujevë, lëndohen 6 persona

Siguri

Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen 6 persona

news image

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lupç, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes.  

“Më 20.9.2020, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar një informacionin lidhur me shkaktimin e një aksidenti me lëndime dhe dëme materiale në rrugën Magjistrale Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore, si dhe është njoftuar emergjenca e cila po ashtu ka mbërritur në lokacion. Sipas informacioneve fillestare, dy automjete janë të përfshira në këtë aksident dhe raportohet se 6 persona kanë marrë lëndime trupore. Njësitë kompetente të trafikut rajonal janë duke kryer procedurat hetimore dhe po kryejnë vendshiqimin”, tha Hoxha.

Hoxha po ashtu njoftoi se njëri shirit i rrugës është mbyllur deri në kryerjen e procedurave të nevojshme dhe matjeve nga trafiku rajonal i Prishtinës, për kompletim të mëtejmë të rastit./Gazeta Sinjali/