Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/