Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mbrëmë në fshatin Lupq të Podujevës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur pesë persona të lënduar.
“Dy vetura janë përfshirë në aksident rreth orës 22:00, te Kulina në Lupq. Në këtë aksident kanë mbetur pesë persona të lënduar, të njëjtin janë dërguar në QKUK”, ka thënë Bajram Krasniqi. /Gazeta Sinjali/