image Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Agron Borovci.

” Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar dy persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, tha ai /GazetaSinjali/