Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, me ç’rast janë lënduar katër persona.
Në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura, ndërkaq të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot, në orët e mëngjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai për Sinjalin.
Duhet përkujtuar që gjatë këtyre ditëve është paralajmëruar të ketë mjegull dhe ngrica në mëngjes, gjë që mund të ndikojë edhe më tepër në aksidentet e trafikut. /Gazeta Sinjali/