Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura.
“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 ne autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te përfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona.. Pas raportimeve nga kompetentet do te merrni informacionet tjera”, ka Daut Hoxha për Gazetën Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ato të emergjencës. /Gazeta Sinjali/