image Aksident në Bërnicë të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

Sinjalizime

Aksident në Bërnicë të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në këto fotografi shihet një veturë e cila ka përfunduar në një kanal skaj rrugës, pasi që fillimisht ka goditur një lis të mbjellur aty.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Rajonit të Prishtinës për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve./Gazeta Sinjali/