Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj rreth orës 16:30. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 16:30, të përfshira dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona. Informatat e para janë se në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka kërkuar dy autoambulanca”, ka thënë Bajram Krasniqi. /Gazeta Sinjali/